Lohan: Vetem burra pas Samantha-s

25/02/2010 08:45

Aktorja e njohur e Hollywood Lindsay Lohan eshte e famshme edhe per lidhjen e saj me Samantha Ronson.

Pas shume problemesh qe kaluan te dyja, ndarje, bashkime, vete Lindsay ne nje interviste per ‘The Sun” deklaron se nese nuk do te mundet me te kete te ish-te dashuren e saj prane, atehere eshte gati te kthehet te meshkujt.

Lohan deklaroi se perpara Ronson nuk kishte patur kurre histori te tjera lesbike dhe se ajo ndjenje i lindi vetem per Samantha-n.

Lindsay thote se pengese per kete dashuri te madhe u be familja e Ronson.

“Mendoj se Samantha po rritej dhe po behej nje muzikante e madhe, gje qe e trembte familjen e saj. Une e kam mbeshtetur gjithnje dhe e dua shume. Te gjitha grindjet vinin pasi miqte e saj ishin kunder meje”, thote Lindsay.

Top Channel