Rastet e fundit per evazion fiskal dhe shenja te pastra kontrabande ne doganat mes Shqiperise dhe Greqise, kane detyruar autoritetet e dy vendeve te rishikojne skemen e kontrollit dhe percjelljes se informacionit.
Takimi i pervitshem, mbajtur ne Tirane pak dite me pare, vinte pas hetimit te nisur nga Prokuroria e Janines per disa doganiere greke dhe greves qe kishte paralizuar shkembimin e mallrave.
Burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Doganes bejne me dije se drejtori Endri Pema, i ka kerkuar homologut te tij, Nikolaos Vernadakis, te kalohet te nje skeme e re kontrolli dhe kalimi informacioni. Ne takim kane marre pjese kreret me te larte te doganave, te shoqeruar nga perfaqesues te ambasades greke ne Tirane, te cilet mbikeqyrin aktivitetin ekonomik te vendit. Mesohet se palet kane falenderuar njeri-tjetrin per bashkepunimin e ngushte dhe te sinqerte ne te gjitha drejtimet, duke rene dakord ne disa plane.
Ne baze te axhendes qe u trajtua ne kete takim, synimi kryesor ishte qe ky bashkepunim te thellohet akoma me teper, duke perdorur metoda te reja, per te cilat drejtori Pema propozoi konkretisht per shkembimin e informacionit ne menyre elektronike.
“Ne kete menyre do te arrihet jo vetem vertetimi i fakteve te qarkullimit te mallrave ne kohe reale, por ky do te sherbeje edhe si nje çeles per shkurtimin e procedurave doganore. Dogana shqiptare i ka te gjitha mundesite t’i ofroje keto informacione qofte ne menyre pre-arrival (para sa te hyje malli) qofte nepermjet share database (akses ne te dhenat mes dy vendeve), duke synuar qe te kemi nje shkembim me te shpejte te mallrave dhe nje zhvillim te analizes se riskut per nje levizje te sigurt te tyre. Sa i takon pales greke, Vernadakis u shpreh se ne nje afat te shkurter do te krijoje mundesine qe te vendosen pikat e kontaktit dhe ekspertet e te dyja paleve te takohen dhe te diskutojne bazen ligjore dhe mundesine e kompatibilitetit midis dy sistemeve tona.
Hetimi
Pike e rendesishme ne takimin e zhvilluar mes krereve te doganave shqiptare dhe greke ishte hetimi per rastet e kontrabandes. Pala shqiptare i ka kerkuar doganes greke dergimin e dokumenteve te njehsuara me origjinalin per çeshtje qe jane ne hetim. “Mospasja e nje dokumenti autentik ose te njehsuar me origjinalin na shkakton mjaft probleme per zgjidhjen e tyre”, mesohet te kete thene kreu i doganave shqiptare.
Lidhur me kete çeshtje pala greke perforcoi angazhimin per t’u pergjigjur brenda dy vjetesh kerkesave per verifikim, duke qene keshtu brenda afatit ligjor prej tre vjetesh. Gjithashtu u miratua vendosja e pikave te kontaktit direkte midis departamentit operativo-hetimor shqiptar dhe divizionit te 33 grek, per nje shkembim sa me te shpejte dhe efektiv te informacionit.
Top Channel