
Policia greke ka prangosur dy shqiptaret e arratisur nga burgu i Rodosit dy jave me pare. Sipas burimeve lokale, dy emigrantet shqiptare u kapen ne zonen malore Lardhu te ishullit paraditen e sotme.
Nga drejtoria e policise se zones u mesua te arratisurit nuk bene rezistence. Ata iu dorezuan forcave te rendit qe i kishin rrethuar sapo agjentet i bene thirrje te mos i rezistonin arrestimit.
Te njejtat burime thane per Top Channel, se dy te arrestuarit u derguan ne spitalin rajonal te Rodosit, ku po ekzaminohen pasi shfaqen shenja anemie dhe ftohjeje per shkak te kushteve te keqija te jeteses gjate ketyre diteve qe ndodheshin ne arrati.
Shqiptaret ne vazhdim do t’i nenshtrohen nje seance pyetjesh perpara hetuesve ku pritet te sqarojne rrethanat e arratisjes se tyre nga burgu.
Pas kesaj dhe daljes ne gjykaten e Rodosit, e cila do t’i shtoje akuzave ndaj tyre edhe krimin e arratisjes, ata do te dergohen serish ne burgun e Sirosit, per te perfunduar denimin e dhene nga drejtesia per nje seri vjedhjesh dhe grabitjesh te armatosura.
Top Channel