
Korporata Elektroenergjitike hapi pas mesnate edhe portat e shkarkimit ne hidrocentralin e Fierzes, ne perpjekje per te ulur kuoten e ujit poshte pikes kritike, ku shkoi brenda pak ditesh, si pasoje e reshjeve te medha.
Te dhenat e fundit zyrtare te KESH tregojne se niveli i ujit ne basenetet e hidrocentraleve ne Drin mbetet ne kuotat maksimale, kete here edhe me te medha se sa ato te muajit te kaluar qe shkaktuan permbytjet masive ne zonen e Nenshkodres.
Sipas KESH, deri ne mesdite Fierza ndodhej ne kuoten 293.94 metra, me tendence te vazhdueshme rritjeje ditet e fundit, ndonese sipas korporates, ne mesdite eshte arritur te ndalet rritja e metejshme e nivelit te ujit ne kete hidrocentral.
Prurjet ne liqen jane 900 meter kub ne sekonde dhe Korporata po shkarkon rreth 550 meter kub uje permes portave te emergjences. Ne Vaun e Dejes qe eshte edhe pika e fundit e kaskades, jane rikthyer serish shkarkimet ne nivele te larta. Sipas te dhenave te mesdites, ne Vaun e Dejes shkarkohet rreth 1500 meter kub uje ne sekonde, nga te cilat 1250 permes portave te emergjences dhe 250 nga trubinat qe prodhojne energji.
Krahasuar me shkarkimet maksimale te janarit, derdhjet aktuale jane me te vogla, por gjithcka do te varet nga situate hidrike gjate diteve ne vijim. Nese reshjet do te vazhdojne shkarkimet do te jene me te medha, duke parlajmeruar nje tjeter permbytje masive ne Shkoder. Megjithate Korporata thote se situata eshte ne kontroll dhe deri tani e menaxhueshme.
Top Channel