
Deputeti i PS-se, Ben Blushi ka deklaruar se “grupi i mendimit ndryshe” ne kete parti do te vazhdoje te respektoje vullnetin e shumices, edhe pse vendimi per te dale nga parlamenti, sipas tij, ishte i padrejte.
Ne nje interviste per Top Channel, Blushi ka theksuar se kreu i PS-se, Edi Rama u detyrua te kthehej ne parlament edhe fale presionit qe ai dhe deputete te tjere kane bere brenda partise.
“Ne disa raste duhet te pranojme edhe gjera te padrejta. Ky eshte rasti jone. Ne kemi gjashte muaj qe themi se duhet te shkojme ne parlament dhe grupi erdhi. Koha na dha te drejte”, deklaroi Blushi.
“Dolem per te respektuar vendimin e grupit me te cilin nuk jam ne nje mendje. Do duhej te rinim ne parlament per te permbushur detyrimet tona dhe angazhimin qe PS mori pas rezolutes se KiE-se”, theksoi ai.
“Ne do te vazhdojme te respektojme vendimin e grupit. Nje hap i pare ishte qe Edi Rama nuk guxoi, edhe per arsye te brendshme, te djege mandatet e deputeteve te PS-se. Ka pasur brenda PS-se edhe nje bindje per djegien e ketyre mandateve gje qe nuk ndodhi edhe per meriten tone”, theksoi Blushi.
Ai deklaroi se do te vazhdoje te punoje per bindjen e deputeteve te PS-se qe te kthehen ne parlament, si rruga e vetme e mbeshtetur edhe nga Keshilli i Evropes.
“Ne do vazhdojme te bindim partine se duhet te kthehet ne parlament dhe kete e arritem. Ne do te vazhdojme te rezistojme duke i thene PS-se se duhet te kthehet ne parlament dhe te ndjeke linjen e duhur, ate te mbeshtetur nga KiE, duke e cuar me tej ceshtjen per interpretim ne Keshillin e Venecias. Kete vendim duhet ta presim ne parlament”, u shpreh deputeti socialist.
Top Channel