“Beteja” e vajzes me HIV

25/02/2010 19:35

Vajza e vogel nga Belshi e infektuar me HIV nuk po shkon me ne kopsht.

Nena e saj s’mundi te perballoje dot presionin e prinderve te tjere. Nga 28 femije, 20 prej tyre e braktisen kopshtin. Megjithate prinderit e vajzes thone se nuk do te terhiqen. “Do ta ndjek deri ne fund me aq sa kam mundesite e mija”, shprehet i ati i vajzes, Xhimi Idrizi.

Mjeku i komunitetit ne Belsh eshte perpjekur te sqaroje prinderit se vajza nuk perben shqetesim per femijet e tyre. “Bashkejetesa e femijeve ne kopsht nuk perben asnje lloj rreziku per marrjen e infeksionit, por kjo nuk do te thote qe institucionet perkatese te mos tregojne kujdesin e duhur per kete rast”, shprehet mjeku Asqeri Kuqja.

Kopshti eshte ne vartesi te Drejtorise Arsimore Elbasan dhe specialistet atje thone se ceshtja e vajzes 4 vjecare mund te zgjidhej me prezencen e nje psikologu. Nje specialiste e Drejtorise se Shendetit ne Elbasan ka shkuar ne Belsh per te biseduar me prinderit e femijeve.

“Dolem ne perfundimin se nena mund te kujdesej bashke me edukatoren”, thote Helga Kongoli. Tragjedia e 4 vjecares nisi ne vitin 2007. Per shkak te nje anemie, me kerkese te mjekeve iu be transfuzion gjaku. 6 muaj me pas, ajo dhe nje 70 vjecar nga Papri u identifikuan me virusin HIV, te cilin e kishin marre nga gjaku i dhuruar nga nje studente. Pervec kesaj, familja perballet edhe me veshtiresi ekonomike. Vetem nje pension 8000 mije leke ne muaj sherben per 4 persona, nderkohe qe babai i vajzes u kthye nga emigracioni per t’i qendruar prane se bijes.

Top Channel