
Tre te burgosur te burgut famekeq te Guantanamos jane transferuar ne Shqiperi ne baze te marreveshjes mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qeverise sone.
Sipas nje njoftimi te Ministrise se Brendshme Saleh bin Hadi Asasi, me kombesi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombesi egjiptiane dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombesi libiane jane transferuar ne vendin tone.
Ky transferim vjen si rezultat i angazhimeve konkrete qe qeveria shqiptare ka marre per te mbeshtetur inisiativen e administrates se Presidentit Obama per mbylljen e qendres se Guantanamos dhe transferimin e te paraburgosurve ne vende mike dhe te sigurta. Me pranimin e ketyre tre individeve, numri total i te transferuarve nga Guantanamo ne Shqiperi shkon ne 11.
Top Channel