Shefi i diplomacise spanjolle Migel Anhel Moratinos gjate nje takimi me homologun e tij serb Vuk Jeremic ne Madrid deklaroi se Spanja kerkon bashkepunim policor e doganor me Kosoven.

Moratinos, ben te ditur Telegraf, eshte shprehur se veri te Kosoves nevojitet bashkepunimi i te gjitha paleve qe te ndertohet nje shoqeri multietnike e bazuar ne tolerance dhe respekt.

Sipas nje komunikate te Ministrise se Jashtme spanjolle, te dy ministrat kane vleresuar se kur behet fjale per Kosoven, dhe duke pasur parasysh se GJND po shqyrton çeshtjen e ligjshmerise se shpalljes se njeanshme te pavaresise, eshte e domosdoshme qe te insistohet ne respektimin e se drejtes nderkombetare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA