Rrezatimi i arsimit finlandez

24/02/2010 21:25

Shumica e shkollave ne zonat rurale te Shqiperise jane ne gjendje te mjere. Ato vuajne nga mungesa e ndertesave, librave dhe shume shpesh edhe e mesuesve te pergatitur.

Duke cmuar shkollen si qelizen baze te shoqerise, vende te tjera te zhvilluara i kane dhene me kohe prioritetin e duhur. Finlanda eshte nje nga vendet me sistemin me perparimtar arsimor ne bote.

Ambasadori finlandez ne Tirane, Erkki Huittinen pas nje takimi me drejtues te arsimit ne vend, tha se cdo i ri duhet te kete mundesi te barabarta per t’u arsimuar dhe arsimi baze duhet te jete krejtesisht falas.

“Eshte hera e pare qe prezantojme sistemin tone arsimor ne Shqiperi. Ne shpresojme ne nje bashkepunim mes dy paleve. Arsyeja kryesore e suksesit tone ne kete sistem eshte se te gjithe mesuesit jane te trajnuar dhe kane master ne universiste. Fuqia vjen nga ata vete, pasi ata perzgjedhin libra qe i inspirojne, c’ka e transmetojne tek nxenesit. Ne kemi shkolla te mira, ato japin nje edukim shume te mire dhe  kane ndihmuar vendin”, ka deklaruar Huittinen.

Gjate prezantimit te sistemit arsimor ne Finlande, para dhjetra drejtoreve te shkollave ne Tirane, ambasadori finlandez tha se qeveria mbeshtet shkollat ne zonat e varfera, pasi cdo i ri duhet te kete te njejtat mundesi per t’u arsimuar.

Por si mund te perfitoje Shqiperia prej nje nder sistemeve me te mira arsimore ne bote?

“Ju nuk mund te transportoni edukimin nga nje vend ne tjetrin, por mund te merrni shkas nga sisteme te suksesshme. Kryesorja eshte qe te mesojme nga keto sisteme dhe eksperienca e tyre. Ne nuk kemi projekte konkrete me Shqiperine, por duhet ta nisim me shkembim te informacioneve, te eksperteve dhe me zhvillimin e bisedave, duke u fokusuar tek detajet e sisitemit”, ka theksuar Huittinen.

Mesuesit jane nje nga celesat kryesore te ketij sistemi te suksesshem ne Finlande, pasi ata i kushtojne shume rendesi metodes se mesimdhenies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA