" /> ">

Rama u flet femijeve te degjoje Berisha

24/02/2010 16:10

Sheshi “Skenderbej” do te vazhdoje te qendroje ne gjendje te tille persa kohe qeveria nuk levron fondin per shpronesimin e nje objekti ku kalon unaza e vogel.

Kete e ka riperseritur kryetari i bashkise Edi Rama teksa u spiegonte nxenesve te nje shkolle private punen e bashkise se Tiranes qe nga konceptimi i projekteve deri ne miratimin e fondeve ne keshillin bashkiak.

“Ne rastin e sheshit ‘Skenderbej’ ne nuk kemi patur nevoje qe te kerkojme ne keshill sepse eshte nje fond i dhuruar nga qeveria kuvajtjane por nderkohe presim qe qeveria shqiptare te nxjerre fondin per te bere nje shpronesim ne rrugen qe do te kaloje unaza e vogel “, u shpreh Rama.

Bashke me kryetarin e bashkise nxenesit e shkolles 9-vjecare kane vizituar ambinentet te bashkise duke nisur qe nga zyra e urbanistikes deri tek zyra e tij. Rama u eshte pergjigjur te gjithe pyetjeve kureshtare te nxenesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA