Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se opozita do te hyje diten e enjte ne Parlament per te mbrojtur kerkesen e saj legjitime te hapjes se kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Ne nje konference per shtyp mbajtur diten e merkure para mbledhjes me deputetet e PS, Rama ka theksuar se opozita gezon mbeshtetjen e faktorit nderkombetar ne kauzen e saj.
“Ne neser do te jemi ne Parlament per te kerkuar transparencen, qe zgjidh krizen politike. Duam te zbardhim krimin elektoral. Bota mbare dhe OSBE kerkojne hetim parlamentar te plote dhe te hollesishem”, ka pohuar Rama.
Lideri i opozites ka bere te ditur se PS do te vazhdoje te insistoje per hetimin e plote te zgjedhjeve dhe nuk do te terhiqet asnjehere nga kerkesa e saj.
“Me mandatet e popullit opozitar, PS do te udheheqe hetimin e zgjedhjeve deri ne transparence te plote. Neser eshte dita e fundit qe mund te mbaroje nje iluzion se opozita do te dorezohet, duke u ulur ne Parlamentin e kutive te vjedhura”, ka nenvizuar Rama.
Rama eshte shprehur se nderkombetaret jane njohur mire me kerkesen e PS dhe sipas tij ata nuk e perjashtojne opsionin e hapjes se kutive.
“Nderkombetaret jane bere aleatet tane te medhenj, duke mbeshtetur transparencen permes hapjes se kutive. Rezoluta kerkon hetim te plote dhe te pakufizuar te zgjedhjeve ne Shqiperi. Ata nuk e kane perjashtuar asnjehere hapjen e kutive. Bojkoti nuk eshte zgjedhja jone, por e vetmja zgjidhje qe u la ndaj nesh”, ka thene Rama.
Lideri i opozites ka shtuar se PS nuk do te lejoje qe shteti shqiptar te mbetet ne duart e “obskuranteve” dhe ka paralajmeruar se nese kerkesat e saj nuk do te plotesohen, marsi do te jete muaji i protestave masive.
“Ky pushtet deshiron qe mandati i deputeteve opozitare te mbetet peng i Berishes, Metes dhe Nanos. Ne nuk mund te biem ne kurthin tragjikomik te te gjithe obskursionisteve. Ka 6 muaj qe iu themi te mos shpresoni kot, se mandatet tona s’i merr dot peng as Saliu, as Iliri dhe as Fatosi. Ne rast se pushteti nuk do te degjoje zerin e arsyes sone, marsi do te jete muaji i ngritjes se opozites ne nje vale proteste, qe nuk do te zmbrapset deri ne plotesimin e kushtit tone”, ka shtuar Rama.
Top Channel