QSUT e mbytur ne borxhe

24/02/2010 20:15

Qendra Spitalore Univeristare “Nene Tereza” mbart nje borxh prej 642 milione leke, te krijuar ne vite, cka ka veshtiresuar marredheniet me palet e treta.

Ky borxh eshte krijuar nga mos shlyerja e faturave, kryesisht ndaj firmave farmaceutike dhe atyre te mirembajtjes se aparaturave.

Ndersa partneriteti mes spitaleve dhe kompanive eshte vene ne veshtiresi, drejtori i QSUT Ilir Dashi deklaron se nuk do ta perdore buxhetin aktual per shlyerjen e borxhit.

“Ne buxhetin qe do akordohet per QSUT, prej 2.7 miliarde lekesh, nuk do preket asnje pjese per shlyerjen e borxheve. Kjo do te thote se cdo gje do t’i dedikohet shpenzimeve per medikamente dhe per mirembajtjen e aparaturave, ne menyre qe te mos kete mungesa”, ka deklaruar Dashi.

Sipas tij, ceshtja e borxhit duhet zgjidhur nga instanca me te larta shteterore. Ndersa, persa i perket furnizimit me medikamente te spitaleve, nga ato firma ku kane borxhe, Dashi garanton se nuk do te kete mungesa.

“Natyrisht, lehtesimi nga ky borxh do lehtesonte marredheniet tona me te tretet. Por ka shume rruge te zgjidhjes si negocimi e mirekuptimi, pasi bashkepunimi eshte i gjate. Per gjerat e mbartura ka edhe rruge ligjore qe ndiqen, por kjo nuk ndikon aspak ne planin tone per shpenzimet”, ka pohuar Dashi.

Sipas drejtorit te QSUT, per likuidimin e firmave farmaceutike eshte premtuar se borxhin prej 642 milione lekesh do ta shlyeje qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA