Qeveria miraton paktin e huase me BERZH

24/02/2010 15:40

Qeveria miratoi sot marreveshjen e huase prej 50 milione eurosh me Banken Ruropiane per Rindertim dhe Zhvillim.

Ky fond, bashke me financime te tjera ne forme kredie ose granti, do te perdoret nga qeveria per ndertimin e rrugeve rurale dhe rajonale. Ne total, sipas objektivave te Strategjise per Zhvillimin dhe Integrimin, me nje kosto prej 300-400 milione dollare, jane parashikuar te ndertohen 1000 -1500 kilometra rruge rrurale dhe dytesore.

Sipas qeverise objektivi i programit eshte permiresimi dhe afrimi i sherbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nepermjet sigurimit te rrugeve te pershkrueshme gjate gjithe vitit.

Qeveria ka parashikuar qe ky rrjet i ri rrugor deri ne 1500 kilometra te jete i perfunduar ne vitin 2013, aq sa eshte kohezgjatja e Strategjise per Zhvillim dhe Integrim dhe qe koincidon me periudhen e zgjedhjeve te rregullta politike.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA