Grupi parlamentar socialist do te mblidhet sot pasdite, ku pritet te diskutohet hyrja ne kuvendin e Shqiperise per seancen e neserme pas rreth 6 muaj bojkoti te plote.
Sipas burimeve nga selia roze, ky vendim nuk ka te beje me nje terheqje nga pozicioni fillestar, por do te merret me qellim per te mos i dhene mundesine kryeministrit Berisha qe ne ditet e para te marsit e ne vijim te devijoje thelbin e krizes politike ne vend, nga transparenca e zgjedhjeve, tek humbja ose jo e mandateve te opozites.
Nje manover kjo qe sipas PS do t’i sherbente si nje kamardare kryeministrit, ne perpjekje per te larguar vemendjen e shqipetareve por edhe nderkombetareve nga problemi i vertete, qe sipas tyre nuk ka te beje me mandatet por me transparencen e zgjedhjeve.
Me shume gjasa, deputet e Partise Socialiste do te futen ne kuvend vetem per te bere betimin dhe do te paraqesin projektligjin per hetimin e zgjedhjeve. me pas do te vazhdojne bojkotin deri sa te marrin nga qeveria dhe ne vecanti nga kryeministri Berisha, te drejten qe hetimi parlamentar te perfshije edhe hapjen e kutive.
Ne kete menyre, socialistet do te mbajne lart presionin mbi qeverine, per ate qe kryetari Edi Rama e ka quajtur nje beteje ku nuk do te kete terheqje. Burimet nga PS thone se nderkohe strukturat e partise ne te gjithe vendin po pergatisin rinisjen e protestave masive ne rast se kryeministri nuk do te plotesoje kerkesat e paraqitura nga selia roze.
Top Channel