
Shqiperia duhet te hetoje dhe ndeshkoje te gjitha rastet e shkeljes se te drejtave te njeriut gjate kohes se komunizmit, permes nje hetimi sistematik dhe teresor.
Kjo eshte keshilla qe raportuesi i pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara, profesor Philip Alston, i dha qeverise shqiptare. Pas nje jave misioni ne Shqiperi, Alston deklaroi se ka marre premtimin e qeverise per ndertimin e nje institucioni per studimin e shkeljeve te kohes se komunizmit, por theksoi se eshte e nevojshme qe vendi te krijoje nje institucion kombetar per hetimin dhe zbardhjen e krimeve te kohes.
“Nje jave para nisjes se misionit tim, nje varr masiv i periudhes komuniste me 19 trupa u zbulua ne afersi te fshatit te Linzes”, tha Alston dje, ne konferencen permbyllese per shtyp, duke iu referuar ngjarjes se zbardhur fillimisht nga gazeta “Shqip” me 9 shkurt.
“Zbulimi perben nje kujtese te forte se, njezet vjet pas renies se komunizmit, Shqiperia nuk eshte marre ne menyre te plote me vrasjet dhe shkeljet e tjera te te drejtave te njeriut te kryera gjate atyre viteve”, vijoi Alston.
“Numri i vogel i gjykimeve te ndermarra ne vitet ‘90 per nje kuader specifik te krimeve kunder njerezimit nuk e zevendeson dot nevojen per nje pasqyrim me te gjere. Pa arritjen e nje pasqyrimi te plote, qeveria nuk do t’i kete permbushur detyrimet e saj ligjore nderkombetare per hetimin, gjykimin dhe denimin e shkeljeve. Kjo edhe mund ta lere vendin peng te se kaluares se vet, ku shkeljet e te drejtave nga ish-zyrtaret nuk pranohen hapur dhe nuk zgjidhen nepermjet mekanizmave juridike”, shtoi ai.
Alston thote se eshte e kuptueshme qe ceshtja e krimeve te komunizmit mbart ngarkese politike ne Shqiperi dhe per kete sugjeron mekanizma te posacem.
“Kur shkeljet jane ne shkalle te gjere dhe ende te ngarkuara politikisht, sic eshte rasti i Shqiperise, drejtesia mund te zgjidhet me se miri nepermjet nje komisioni kombetar, i cili mund te kryeje nje hetim te pavarur, sistematik dhe te qendrueshem te shkeljeve te periudhes komuniste”, tha ai.
Shqiperia nuk ka hetuar ne asnje rast per krime te kryera nga zyrtare te shtetit gjate kohes se komunizmit, ndersa te ashtuquajturat “dosje te sigurimit” jane perdorur here pas here per te shantazhuar zyrtare te ndryshem, apo per te fituar kapital politik sa here qe dikush e sheh te leverdishme dicka te tille. Disa gjyqe per tejkalime kompetencash ndaj disa zyrtareve te larte u kryen ne vitet ‘93-‘95. Per me teper, familjet e viktimave te komunizmit apo te denuarit e tjere te kohes nuk e kane mundesine ligjore te parashtrojne kerkesa pafajesie para gjykatave apo te denoncojne shkeljet e kryera ne ndonje institucion tjeter. Ne keto kushte, Alston sugjeron ngritjen e nje institucioni me akses te plote tek arkivat publike, perfshi edhe arkivin e Sherbimit Informativ Shqiptar, zyra qe lindi ne vitin 1994 nga ndarja e “Deges se Puneve te Brendshme” nga Ministria e Mbrojtjes.
“Eshte pranuar gjeresisht se mijera shqiptare jane torturuar, ekzekutuar dhe zhdukur nga shteti, por shume nga familjet e viktimave nuk kane arritur te mesojne fatin e te dashurve te tyre, dhe detajet e shkeljeve te regjimit nuk jane nxjerre ne drite. Ne nje pjese te madhe, kjo vjen per shkak se Shqiperia eshte nje prej pak vendeve te ish-Perdes se Hekurt qe nuk i ka hapur arkivat e saj te sherbimeve sekrete te periudhes komuniste”, tha Alston.
Top Channel