Qeveria ka miratuar listen e re te barnave te rimbursueshme me 17 medikamente shtese. Prioritet i kesaj liste eshte rimbursimi 100% i barnave te pensionisteve.
“13 jane alternative, 13 te reja qe permiresojne spektrin e trajtimit te semundjeve dhe 4 jane principe te reja aktive, per medikamentet qe vijne ne dispozicion te shendetit te gruas. Kjo liste e re medikamentesh mbulon me mire nje game me te gjere te semundjeve”, ka deklaruar Pellumb Pipero, drejtor i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise.
Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, Elvana Hana, barnat e reja shtese perodren per mjekimin e insuficences renale kronike, diabetin, semundjen e mushkrive e te tjera.
“Kjo liste e con fondin e barnave te rimbursueshme ne masen 5.5 miliarde, ku 131 milione i takon barnave te reja. Ne listat e meparshme ne kemi pasur ne qender te vemendjes femijet, ndersa kete vit shtohet edhe kategoria e grave”, ka sqaruar Hana.
Miratimi i kesaj liste ne fillim te vitit u vjen ne ndihme grosisteve te tregut farmaceutik, te cilet kane pasur probleme me kursin e kembimit te euros.
Top Channel