Shqiperia ka marre ne dorezim nga qendra e paraburgimit në Guantanamo tre shtetas te huaj. Saleh bin Hadi Asasi, me kombesi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombesi egjiptiane dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin, me kombësi libiane. (UPDATE)
Te tre keta shtetas kishin kaluar te pakten shtate vjet burg ne burgun e Guantanamos, dhe ishin te denuar me pare per kate terroriste, kryesisht per vendosje eksplozivesh si edhe trajnim te forcave terroriste.
Te tre shtetasit, dyshoheshin per lidhje me Al Kaeden dhe jane burgosur ne Guantanamo pas akuzave te ngritur ndaj tyre per aktivitet te gjere terrorist. Sipas nje njoftimi te Ministrise se Brendshme thuhet se transferimet u kryen ne baze te nje marreveshjeje individuale midis qeverise se SHBA-ve dhe qeverise shqiptare.
Ne njoftim thuhet se mes qeverive u koordinua mbi modalitetet e transferimit si edhe u kryen konsultimet perkatese ne lidhje me trajtimin e ketyre personave.
Transferimi i tre ish-te denuareve te Guantanamos vjen pas mbeshtetjes qe qeveria shqiptare jep per vendimin e Presidentit Obama per mbylljen e qendres se Guantanamos dhe transferimin e te paraburgosurve ne vende partnere. Me pranimin e tre shtetasve te fundit, numri total i te transferuarve nga Guantanamo ne Shqiperi shkon ne 11.
Top Channel