Edhe ne Maqedoni, se shpejti do te krijohet keshilli kunder procesit gjyqesor ndaj liderit te Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti.

Ky keshill eshte inicuar nga organizata “Iliricum Libertas” ndersa do te perbehet nga nje numer organizatash dhe aktivistesh te shoqerise civile te cilet jane te shqetesuar per rihapjen e procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit dhe per mungesen e hetimit per vrasjen e dy demonstruesve me 10 shkurt 2007.

“Duke qene te vetedijshem per momentin ne te cilin ndodhemi gjithe bashke, si dhe ne funksion te sensibilizimit me te madh te opinionit publik ju informojme se nje keshill duhet te themelohet edhe ne IRJM”, theksoi per agjencine e lajmeve INA, kryetari i organizates ‘Iliricum Libertas’, Valon Kurtishi.

Ai tha se organizata qe drejton ai eshte duke bere pergatitjet perfundimtare per realizimin e nje takimi me gjithe OJQ-te dhe intelektualet nga Maqedonia ne funksion te themelimit te keshillit kunder procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit.

 

Top Channel