Kukes, vdes aksidentalisht elektricisti
24/02/2010 09:10
Nje punonjes i OSSH-se ne qytetin e Kukesit nderroi jete mengjesin e sotem ndersa po punonte per riparimin e nje defekti ne rrjet.
Jonuz Axhami, 45 vjec, rreth pres 8:30 minuta ka qene duke punuar ne nje kabine ajrore ne nje lagje te qytetit te Kukesit per te rilidhur ate me rrjetin. Kabina ishte shkeputur pas black out-it te mbremshem. Ne momentin e hipjes ne kabine, sipas informacionit te pare te Drejtorise se Policis se Qarkut Kukes, elektricisti kishte lajmeruar operatorin e komandimit ne nenstacionin e Rexhepajve dhe per dhjete minuta ishte nderprere energjia elektrike.
Nje gabim i operatorit te nenstacionit i ka kushtuar jeten 45-vjecarit qe ne ate momente po riparonte difektin ne kabine.
Top Channel