Haradinaj: AAK dhe LDK, ne rruge te ndara
24/02/2010 16:50
Rruget e Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves jane ndare perfundimisht.
Keshtu ka deklaruar kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, duke komentuar sot takimin e zhvilluar dje me presidentin Fatmir Sejdiu, njekohesisht kryetar i LDK-se.
Haradinaj eshte shprehur pesimist edhe per opsionin e zgjedhjeve te parakohshme, aq shume i mbeshtetur prej tij.
“Tashme kane humbur te gjitha shpresat per ndaljen e gjendjes se rende ne te cilen eshte vendi permes mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme”, ka pohuar ai.
Top Channel