Fule: Zgjidhja e krizes, ndikim tek statusi

24/02/2010 19:45

Komisioneri europian per Zgjerimin, Stefan Fule premton se nese partite politike do te bien dakord per te zgjidhur krizen ne vend, atehere nje gje e tille do te reflektohej pozitivisht ne opinionin e Komisionit mbi statusin kandidat te Shqiperise.

“Persa i takon Shqiperise, ashtu sikunder e kam shprehur dhe nje here qendrimin tim, une inkurajoj partite politike, si ato ne pushtet ashtu dhe ato ne opozite, qe te zgjidhin kete ceshtje, qe te lejojne qe procesi politik te zere vend ne kuader te Parlamentit, ne platformen e Kuvendit e jo ne rruge”, ka deklaruar Fule.

Ai ka preferuar te mos hedhe hipoteza ne rast se partite shqiptare nuk do te zgjidhin situaten, duke nenvizuar se beson tek pergjegjshmeria e tyre.

“Me lejoni qe te mos spekulloj me kete ceshtje se cfare ndikimi mund te kete nese situata nuk do te zgjidhej, duke qene se shpresoj shume qe te triumfoje pergjegjshmeria, cfare do te reflektohej me qendrim pozitiv ne opinionin tone per ceshtjet e brendshme  ne Shqiperi”, ka pohuar Fule.

Komisioneri dha kete deklarate gjate nje konference per shtyp ku prezantoi opinionin pozitiv mbi kandidaturen e Islandes.

Ky vend paraqiti pas Shqiperise kerkesen per statusin kandidat ne BE, ne 17 korrik te vitit te kaluar dhe 10 dite me vone Keshilli i kerkoi Komisionit qe te perpiloje opinionin.

Pyetesori per rastin e Islandes ishte 350 faqe dhe komisioneri Fule tregoi se negociatat e anetaresimit me kete vend mund te zgjasin vetem 14 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA