Fatura e autostradave

24/02/2010 21:05

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi zbulon ne nje interviste per Top Channel faturen e tre projekteve te medha rrugore, autostrades Tirane-Elbasan, rruges se Arbrit dhe boshtit te jugut, te percaktuara nga qeveria si prioritet absolut te buxhetit ne tre vitet e ardhshme.

“Ne total tre rruget pritet te shkojne 650 milione euro. E rendesishme eshte se do fillojne kete vit dhe pritet qe 24 muaj me vone te kene perfunduar”, deklaron Olldashi.

Kreu i Transporteve shpjegon edhe skemen se si qeveria pret t’i siguroje fondet per ndertimin e tyre, te cilat ne nje pjese te mire do te varen nga donatoret.

“Ne kemi marredhenie te mira me institucionet financiare, si BERZH, por edhe fonde te zhvillimit qe vijne nga Azia, si fondi kuvajtian apo japonez. Kemi negociata ne vazhdim dhe fondet jane te realizueshme”, ka sqaruar Olldashi.

Rruga Durres-Kukes do te vazhdoje edhe kete vit te marre fonde nga buxheti, te cilat pritet te jene rreth 30 milione euro, si fature per riparimin e shembjes se tunelit.

“Sigurisht, ajo eshte shume me e vogel nga sa kane dhene personazhet publik te anti-rruges. Eshte shume me pak se qindra milione”, ka shtuar Olldashi.

Ne buxhetin e shtetit te ketij viti, investimet ne infrastrukture jane parashikuar 35 miliarde leke, te cilat sipas ministrit Olldashi, vec rrugeve do te financojne edhe ndertimin e nje numri te madh ujesjellesash, por edhe projekteve te tjera publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA