Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani deklaroi se ekonomia vazhdon te mbetet nen presionin e krizes globale.
“Kerkesa ka vazhduar te bjere ne tremujorin e fundit te 2009. Investimet private jane te kontraktuara, si p.sh nga normat e uleta te shfrytezimit te kapaciteteve. Vrojtimet tregojne se kontributi i konsumit ne rritjen ekonomike do jete i ulet edhe ne 2010”, u shpreh Fullani.
Edhe stimuli qe Banka e Shqiperise u perpoq t’i jepte ekonomise me uljen e normen se interesit nuk eshte percjelle i plote nga bankat, qe vazhdojne te mbajne kosto te larta kredie dhe kushte te shtrenguara.Guvernatori foli edhe per efektet e mundshme te krizes greke ne Shqiperi.
“Efekt mund te jete materializimi ne tregtine e jashtme ne remitancat, por cka eshte e rendesishme ne raportin e stabilitetit financiar, garantohet shendeti afatgjate i sistemit bankar grek”, u shpreh Fullani.
Por a do te jete viti 2010 me i mire se viti qe lame ne gjykimin e Bankes se Shqiperise?
“Ne jemi optimiste por Banka e Shqiperise nuk mund te beje ate qe s’eshte e mundur te behet. Ne nuk kemi globin e kristalte per te ditur cfare do te ndodhe”, u shpreh Fullani.
Top Channel