Deputeti socialist Ben Blushi ka pershendetur vendimin e lidershipit te PS per t’u rikthyer ne Parlament, ndonese e ka cilesuar ate si te vonuar.
Ne nje deklarate pas mbledhjes se deputeteve te PS, Blushi ka bere te ditur se mbledhja e pasdites se sotme ishte shume e tensionuar.
“PS ishte vene ne perplasje me BE, qe i kishte bere thirrje per te braktisur bojkotin dhe kishte shtruar pikepyetje per te ardhmen e partise. Pershendes kete veprim, qe gjithesesi ishte i vonuar. Kjo ishte nje mbledhje shume e tensionuar, me shume provokime, por nuk eshte ky problemi”, ka pohuar Blushi.
Blushi ka perdorur tone kritike ndaj disa eksponenteve te PS qe propozonin qe pas hapjes se diskutimit te kutive, deputetet te braktisnin serish Parlamentin.
“Do ishte qesharake qe PS te hynte dhe te dilte nga Parlamenti, pasi mendohej te hyej ne Parlament dhe pas diskutimit per kutite te dilej prap”, eshte shprehur Blushi.
Sipas tij, kthimi ne Parlament eshte vendimi i duhur pasi permes bojkotit nuk u arrit asgje, pervecse daljes se PS kunder faktorit nderkombetar.
“Ketu s’ka asnje ndjenje triumfi. Keto 6 muaj u harxhuan kot. Ne nuk arritem dot te hapnim kutite me bojkotin, nuk sollem zgjedhje te parakohshme dhe nuk bindem BE qe te ishte perkrah nesh”, ka shtuar Blushi.
Top Channel