Bllokohen 4 rruge nacionale

24/02/2010 17:30

Kater segmente nacionale raportohen si te bllokuara tersisht per shkak te shembjeve te tokes dhe masiveve te dheut te rena ne shtratin e rruges.

Sipas Ministrise se Transporteve, eshte bllokuar aksi Puke-Fushe Arres, 2 kilometra ne dalje te qytetit nga shembja e trupit te rruges. I bllokuar eshte edhe aksi Qafe Mali-Fierze.

Rruga Lozhan-Moglice eshte bllokuar nga shkaterrimi i nje ure, ndersa aksi Librazhd-Peshkopi eshte bllokuar nga debora.

Nderkohe qe kalohet me veshtiresi ne aksin Burrel-Klos, unaza e qytetit te Bulqizes eshte permbytur nga ujrat.

Rruga Shengjin-Kune eshte bllokuar nga dalja e detit. Ne rrugen Fushe Arrez-Iballe lumi ka gerryer rrugen dhe aty mund te kalojne vetem mjetet e vogla.

Me nje kalim mund te kalohet edhe ne aksin Gjirokaster-Tepelene, ku serish ka shembje dhe balte.

Demtim te rende ka pesuar edhe rruga e re Vlore-Orikum per shkak te shembjes, nderkohe qe e njejta situate eshte edhe ne rruget Sarande-Qafe Muzine, Vlore-Selenice, Vlore-Tepelene, Vlore-Borsh, Polican-Corovode, si dhe Rreshen-Kurbnesh. Drejtoria e pergjithshme e rrugeve dhe kompanite kontraktore jane duke punuar per riparimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA