Aksi, Peshkopi-Kukes me shume probleme

24/02/2010 10:45

Rruga nacionale Peshkopi-Kukes prej 20 ditesh eshte e pakalueshme.

Ne nje pjese te saj mes fshatit Brest dhe vendit te quajtur Perroi i Kapshtit po punohet per rikonstruktimin e saj por punimet qe duhet te perfundonin ne korrik te vitit qe kaloi ende nuk jane mbyllur.

Nje segment prej 3 kilometra te kesaj rruge jane te pakalueshme. Punimeve tejet te zvarritura i jane bashkuar edhe demtimet e fundit per shkak te reshjeve dhe erozionit. Ne disa pjese te saj kane ndodhur shembje te konsiderueshme.

Top Channel