Svoboda takon Ramen

23/02/2010 19:15

Nenkryetari i grupit te PS-se ne Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda ka mbeshtetur Partine Socialiste ne luften e saj per transperencen e zgjedhjeve, por sugjeroi qe kjo lufte duhet te behet brenda parlamentit. Ai theksoi se ky eshte nje vendim qe i takon PS-se dhe KiE nuk mund te nderhyje qe opozita te kthehet ne parlament.

Ne nje konference per shtyp pas takimit ne seline e PS-se me kryesocialistin Edi Rama e deputetet e tjere, Svoboda ka theksuar se nje zgjidhje e mundshme per krizen politike ne Shqiperi eshte paraqitja e ceshtjes ne Komisionin e Venecias.

“PS pavaresisht ankesave per padrejtesi pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe eshte e logjikshme qe kjo parti te kthehet ne parlament. Por PS nuk mund ta ndale luften per transparence. Mesa kam folur me anetaret e delegacionit Keshillit te Evropes ata e mbeshtesin kete lufte per transparence”, theksoi Svoboda.

“Nje prej zgjidhjeve eshte qe PS te kthehet ne Parlament dhe te propozoj kerkesen e saj per transparence. Dhe me pas ceshtja te cohet ne Komisionin e Venecias dhe te kerkohet hapja e kutive. Ne kete komision ceshtja do te diskutohet me urgjence qe te mos zgjase muaj e muaj pa fund”, theksoi Svoboda.

“Pres qe qeveria te jete bashkepunuese sepse edhe ata jane te interesuar per legjitimitetin. Kompromisi eshte kompsomis dhe ai nuk mund te jete vetem nga Partia Socialiste… Ka 15 vjet qe ne zhvillojme takime dhe shikojme se kundershtimi i zgjedhjeve eshte i vazhdueshem dhe kjo nuk duhet te ndodhe me… Nga takimet qe ka bere Keshilli i Evropes ka nje rrugedalje, por rrugedalja nuk eshte qe gjendja te ngelet sic ka qene, por rrugedalja eshte te ndryshohet situata per te mos patur me parregullsi ne zgjedhje”, deklaroi Svoboda.

Nderkohe Rama ne fjalen e tij theksoi se “nuk u tha asnjehere se kutite nuk duhet te hapen dhe kjo eshte shume e rendesishme”.

“Keshilli i Evropes mund t’i drejtohet vete Komisionit te Venecias per te pasur ai vete nje pamje me te qarte per ceshtjen, sepse per ne ceshtja nuk eshte juridike, por ceshtje vullneti per transparence ne perputhje me Kushtetuten”, theksoi Rama.

“Ne nuk e negociojme transparencen, por per te jemi te gatshem qe te degjojme cdo ide cdo sugjerim dhe propozim, aq me teper kur keto vijne nga miq dhe partnere te mire qe jane reshtuar krahe per krahe me ne, ne kerkim te transparences pa perjashtuar hapjen e kutive”, shtoi kreu i PS-se.

Top Channel