Pasaportat biometrike, afatet shtyhen

23/02/2010 15:15

Afati per marrjen e pasaportes biometrike, nga koha e aplikimit nga dy jave qe ishte, eshte shtyre ne nje muaj ne Tirane dhe nje muaj e gjysme ne rrethet e tjera.

Per kete vendin nuk ka nje shkrese zyrtare dhe per pasoje as edhe nje shkak zyrtar. Megjithate ministri i Brendshem Lulzim Basha, nen shoqerine e sekretares franceze per Tregtine e Jashtme Anne Marie Idrac vizitoi mjediset e kompanie “Sazhem” qe prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit dhe deklaroi se procesi po ecen me ritme te larta.

Sekretarja franceze per Tregtine e Jashtme pasi pa nga afer ambientet vleresoi cilesine e dokumentave  qe sipas saj plotesojne standartet evropiane. Vete kompania ‘Sazhem’ ende nuk eshte shprehur per kapercimin e afateve qe sipas kontrates duhet te ishte dy jave.

Vete Ministria e Brendshme nepermjet zedhenesit e ka justifikuar situaten me fluksin e emigranteve qe u kthyen ne Shqiperi dhe aplikuan per pasaporten biometrike gjate festave te fundvitit.

Sipas zedhenesit deri me tani numri i aplikimeve ka mberritur ne gjysme milioni, nderkohe qe nuk jepen statistika te sakta se sa persona aplikojne ne dite per paspaporte biometrike prodhohen ne dite.

 

Top Channel