“Mali Perpara”, film per te huajt

23/02/2010 09:45

Te Shtunen e madhe te Pashkes nje furgon qe transporton fishekzjarre ngec ne nje zone malore te Greqise. Emigranti shqiptar Luan qe punon ne stanin aty prane , kur kerkon te bleje nje fishekzjarr per djalin e tij shtate vjecar konfrontohet me banoret e zones, duke ringjallur nje sherr te vjeter. 

Nje prej tyre nuk duron dot qe nje i huaj qe s’eshte ortodoks te lutet ne vendin ku ai ka lindur prandaj dhe e debon,por ai kthehet dhe kerkon te bleje gjithe ngarkesen me fishkezjarre ,por fermeri grek konsideron fyerje e madhe te hedhe nje mysliman fishekzjarre ne diten e Ringjalljes se Krishtit. Nata e se Shtunes  perfundon ne nje drame dhe e Diela e Pashkes ne nje tragjedi.

Interes te madh ka ngjallur ne Greqi filmi i ri grek “ Mali perpara” nje film per ksenofobine, per respektin e dyanshem dhe komunikimin njerezor, qe po shfaqet me sukses ne kinemate e Athines dhe Selanikut .

“Eshte mali te cilit duhet t’i ngjitemi me perpjekje te medha ne menyre qe te kemi nje komunikim me te gjitha ato te cilat konsiderojme si te huaja dhe shpeshhere i cilesojme si pergjegjese per cfaredo te keqe na ndodh”, thote Janis Tsiros skenarist i filmit “Mali Perpara”.

Me fjalet me te mira jane shprehur mediat greke per interpretimin e aktorit shqiptar Karafil Shena ne nje rol te persosur ne kinematografine greke. Filmi shfaqet ne nje moment teper te rendesishem  per Greqine kur ka reagime te medha  persa i perket projektligjit per dhenien e neshtetesise emigranteve te huaj.

Ashtu si ne France dhe ne Itali, edhe ne Greqi ne 1 Mars gjithe emigrantet e huaj do te marrin pjese ne levizjen e quajtur “24 ore pa emigrante”, nje iniciative e cila do qe te theksoje rolin e rendesishem dhe teper jetik te emigranteve te huaj ne shtetet e  BE.

Top Channel