
Shqiptaret mbajne frymen serish, pasi kriza politike mbetet ende ne fuqi me nje shprese te pergjysmuar per arritjen e marreveshjes sot.
Ankthi u shty edhe per 24 ore te tjera, per te marre vesh nese do te kete paqe mes Kryeministrit dhe liderit te opozites, apo situata do te radikalizohet duke e futur vendin ne nje perplasje me te eger sociale.
Pas me shume se dy oresh bisedime ne Presidence, ku Berisha dhe Rama zhvilluan negociata ne prani jo vetem te nje negociatori, i cili eshte Presidenti Bamir Topi, por dhe te dhjete pjesetareve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, te kryesuar nga kreu i ketij institucioni, Mevlud Çavushoglu, por edhe pas perpjekjes se madhe per negocim, dy palet nuk kane arritur nje marreveshje, por i shtyne bisedimet per sot, duke lene te hapur shtigjet qe mund te çojne ne nje pakt qe do te paqtonte te dyja palet.
Si Kryeministri Berisha ashtu dhe lideri i opozites, Edi Rama, nuk kane shfaqur terheqje ne pikat qe ata i quajne “te paprekshme”, siç jane hapja e kutive.
Madje, siç mesohet nga burime brenda takimit, situata i eshte afruar shume traumes se ndodhur gjate bisedimeve te 13 shkurtit, por kane nderhyre reporteret e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, duke bere nje rezyme te situates, pasi Rama dhe Berisha ndahen vetem ne interpretimin e frazes: “Hetim i plote i zgjedhjeve ne zbatim te Kushtetutes dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese”.
Si variante te mundshme per te gjetur pikat e takimit mes Berishes dhe Rames eshte sugjeruar qe nje skenar i mundshem eshte kerkimi i opinionit juridik nga Komisioni i Venecias per kete çeshtje, hapje e pjesshme e kutive te votimit, per te cilat nuk ka nje vendim gjykata, si dhe hapje e kutive me ane te nje shorti apo percaktimi, qe mund te bien dakord te dyja palet.
Top Channel