KiE: Politika t’i jape fund krizes

23/02/2010 10:45

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ne fund te vizites ne Shqiperi i ben thirrje paleve qe t’i japin fund krizes politike dhe vendi te vazhdoje me reformat.

Kreu i delegacionit, ne perberje te te cilit ishin perfaqesues nga pese grupe te ndryshme parlamentare, Mevlut Cavusoglu kerkoi qe dialogu mes paleve duhet te vazhdoje.

“Ne pergezojme presidentin Bamir Topi dhe e inkurajojme ate te vazhdoje ne perpjekjet e tij per te zgjidhur krizen”, u shpreh Cavusoglu.

Cavusoglu ne emer te delegacionit kerkoi krijimin e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit, ku drejtimin dhe shumicen ta kete opozita.

Delegacioni i ben thirrje opozites qe te futet ne kuvend dhe te mos praktikoje metoda te hyrjes vetem per nje ose dy seanca.

Top Channel