KiE: Palet te zgjidhin krizen urgjentisht

23/02/2010 12:05

Ne fund te vizites se tij ne Tirane delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dha nje konference per shtyp. Ne deklaraten zyrtare thuhet se mungesa e dialogut parlamentar minon themelet e funksionimit demokratik te institucioneve te shtetit.(UPDATE)

Ndaj delegacioni arrin ne perfundimin se zgjidhja e krizes politike aktuale mund te bazohet ne parimet e meposhtme: krijimi i menjehershem i nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, me nje shumice efektive te opozites, drejtuar nga nje perfaqesues i opozites. Ky komision duhet te pergatise amendime per kodin elektoral ne frymen e rekomandimeve te misionit te vezhguesve nderkombetare dhe te rezolutes se asamblese parlamentare te Keshillit te Europes. Opozita duhet te garantohet per nje ndarje te drejte te kryesimit te komisioneve parlamentare.

Duke folur per objektivat e komisionit hetimor, delegacioni tha se te dyja palet rane dakort qe kjo te behet brenda kuadrit kushtetues te Shqiperise. Delegacioni vlereson se kjo eshte e mjaftueshme qe opozita te marre pjese ne menyre te perhershme ne punimet e parlamentit.

Por ndonese perserit disa here se delegacioni pret perparime konkrete duke filluar qe nga ky moment, presidenti i Asamblese Mevlut Cavusoglu nuk ishte ne gjendje te thoshte nese kishte marre garanci te mjaftueshme nga opozita se do te futet kete jave ose javen e ardhshme ne parlament.

Po ashtu, Presidenti Mevlut Cavusoglu tha se intepretimi i vendimit te gjykates kushtetuese per komisionet hetimore parlamentare nga Komisioni i Venecias, mbetet nje nje opsion vetem nese palet vazhdojne te mos bien dakort per interpretimin e ketij vendimi. Bie ne sy se askund ne deklarate dhe as duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, delegacioni nuk e preku ceshtjen e kutive. Delegacioni vleresoi vetem presidentin e republikes per ndermjetesimin e tij dhe presidenti Cavusoglu la te kuptohet se Asambleja parlamentare do te mbaje nje qendrim tjeter ne rast se kriza vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA