Fushe-Kruje, vetevaret 13- vjecari

23/02/2010 14:50

Nje 13-vjecar eshte gjetur i varur ne nje shtylle elektrike, ne kopshtin e baneses se tij ne hyrje te qytetit te Fushe- Krujes.

Sipas policise 13-vjecari eshte vetvarur, me nje rrip sigurimi makine, te cilin e kishte marre me pare ne nje varreze makinash. Me te ardhur nga shkolla adoleshenti, ka lene canten ne shtepi dhe ka dale prej andej, duke realizuar edhe vetevarjen. Policia e Krujes po punon per sqarimin e rethanave qe derguan ne vetvarjen e 13- vjecarit i cili ishte edhe nxenes i klases se shtate ne qytetin e Fushe-Krujes.

Te paret qe jane pyetur jane prinderit e tij. Po keshtu sipas policise do te pyeten edhe shoket e adoleshentit.

Top Channel