
Kostot e larta te prodhimit bujqesor ne fermat e vendit bejne qe keto te fundit te punojne vetem me sezone dhe jo gjate gjithe vitit.
Fermeret thone qe cmimet e shitjes nuk i mbulojne kostot. “Ferma ka kapacitet qe te prodhoje gjate gjithe vitit. Ne gusht nuk e mbolla sepse nuk me leverdiste pasi ishin muajt e dimrit para e duhej shume solar. Ne cmimet aktuale, 1 kg domate qe te behet do 1 liter solar qe kushton 750 lek per liter”, shprehet pronari i “Sara AMB” shpk, Mehmet Loci.
Nese per fermeret do te ekzistonte nje skeme subvencionimi per karburantin qe perdoret per ngrohjen e serave, produktet vendase do te furnizonin rregullisht tregun gjate gjithe vitit. “Nese solari do ishte me 450 lek sa ka qene dhe solari te ishte jo me shume se gjysma e cmimit qe ka aktualisht”, shton Loci.
Top Channel