Berisha pershendet deklaraten e KiE-se

23/02/2010 11:55

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se e mbeshtet plotesisht deklaraten e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes nderkohe ftoi kreun e Partise Socialiste qe te nisin bashke sa me pare punen per jetesimin e saj ne te gjitha pikat, te cilat sipas kreut te qeverise perbejne parime shume solide.

“Shpresoj qe Rama t’i pergjigjet me te njejten fryme kesaj deklarate. Une e garantoj kreun e Partise Socialiste se qe ne mbledhjen e pare te Kuvendit ne jemi te gatshem qe te votojme komisionin hetimor dhe t’i japim drejtimin dhe shumicen opozites”,u shpreh Berisha, ne nje konference per shtyp, vetem pak minuta pas qendrimit te delegacionit te KiE-se ne fund te vizites ne Shqiperi.

Sipas Berishes, parimet e vendosura ne deklarate jane kyci i te gjithe zgjidhjes se problemit, nderkohe u shpreh i gatshem per t’u pergjigjur me veprime konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA