Ashton: Situata ne Shqiperi? Nuk flas dot

23/02/2010 08:25

Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Europian, Katerin Ashton, shmangi dje nje prononcim per situaten politike ne Shqiperi.

Ajo dha nje konference te posaçme per shtyp pas takimit qe mbajten ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian.

E pyetur nga gazetaret shqiptare ne Bruksel ne lidhje me krizen politike dhe kompromisin e munguar mes pozites dhe opozites, Ashton tha se:

“Me vjen keq por nuk po zbres te diskutoj per Shqiperine ne kete pike, pasi ka çeshtje te tjera qe duhet te merremi ne lidhje me kete. Keshtu qe, te vazhdojme me konferencen me nje pyetje tjeter, ju lutem”.

Me tej Ashton iu drejtua gazetareve per te marre pyetje te tjera qe kishin te benin me rendin e dites, pavaresisht se pyetja e gazetares shqiptare ishte njoftuar si e fundit per kete konference shtypi.

Top Channel