Ushtria mes “armiqve”

22/02/2010 16:25

Promovohet monografia kushtuar njerit prej 21 shefave te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise ne 100 vjet, gjeneral Veli Llakaj.

Ne kete liber autori Kujtim Borici ben publike nje pjese nga jeta dhe veprimtaria e tij. Llakaj u thirr si shpetimtar per ndryshimin rrenjesor qe kerkohej ne ushtri pas denimit te grupit te pucisteve.

Jo pak por per tete vjet, ne nje nga periudhat me te veshtira Llakaj qendroi ne krye te ushtrise shqiptare. Por edhe per te si te gjithe koleget e tjere, do te vinte i njejti fat, i njejti ndeshkim si ai i ushtarakeve  madhore te ndeshkuar.

“Ju falenderoj per fjalet e mira dhe te ngrohta qe thate per mua, por une nuk kam bere asgje pervecse detyres qe me takon si shqiptar si atdhetar”, u shpreh Veli Llakaj.

Gjate perurimit te monografise kushtuar gjeneralit Llakaj kane vleresuar rolin e tij ne ushtrine shqiptare historiane te njohur  dhe  te aferm te tij. Bashkekohesit por dhe arkivat e historise e cilesojne periudhen mes dy te ashtuquajturve grupeve armiqesore ne ushtri 19974-1982 si periudhen me te veshtire dhe te mbushur me sakrifica.

Top Channel