
Ne vijim te opinioneve te tyre, te ftuarit ne emisionin Shqip ne Top Channel u shprehen per nje zgjidhje afatgjate te krizes, e cila sipas tyre do te forconte institucionet dhe demokracine ne vend.
“Ka premtime nga ata qe shpresojne qe do te vijne ne pushtet neser. Nje pakt duhet te ngrihet ne respektimin e administrates publike”, tha zoti Belortaja.
Ndersa deputetja e PS-se Arta Dade u shpreh se partia e saj ka propozuar reformen administrative pas anetaresimit te vendit ne NATO. Ajo kembenguli ne respektimin e ndarjes se pushteteve.
“Duke marre anetaresimin ne NATO Partia Socialiste doli mbeshtetese dhe propozoi reformen administrative. Sa kohe vazhdojme me keto mendesi qe une i marr te tera edhe avantazhet qe jam ne pushtet, sigurisht qe nuk kemi te bejme me pakte. Ndarja e pushteteve eshte pakti qe ne te gjithe duhet te biem dakort. Ligji per administraten civile e kemi vendosur ne dhe nuk kemi hequr nga puna njerez te administrates publike per arsye bindjeje politike. Eshte per te ardhur keq qe kriza ka mbetur ne doren e kryeministrit te vendit”, deklaroi deputetja Dade.
Per kryetarin e Demokracise Sociale Paskal Milo paktet ne Shqiperi kane ardhur gjithmone ne momentin me kritik te vendit i cili sipas tij ende nuk ka ardhur.
“Zgjidhjet kane ardhur ne Shqiperi gjithmone ne momentin me kritik. Shqiperia sipas konceptit tone nuk ka ardhur ende ne piken kritike te krizes. Pakti nuk mund te jete nje traktat teorik pa angazhime konkrete. Pakti duhet te jete aftagjate duke respektuar ndarjen e pushteteve”, deklaroi kreu i PDS-se, Paskal Milo.
Ndersa ish anetari i kryesise se Partise Demokratike Aleksander Biberaj fajesoi politikanet per e gjiha krizat ne Shqiperi.
“Shkaktare te te gjitha krizave ne Shqiperi jane politikanet shqiptare”, perfundoi Biberaj.
Top Channel