Rritjen ekonomike 2009 e mori “Bechtel Enka”

22/02/2010 08:30

Qeveria shqiptare ka deklaruar se rritja ekonomike e Shqiperise gjate vitit te kaluar qe 3 per qind kundrejt vitit 2008, por ekspertet thone se nje numer shume i vogel shqiptaresh dhe vetem nje kompani e huaj perfitoi nga kjo rritje.

Keshtu, sipas eksperteve, rritja ekonomike e Shqiperise qe zero per qind, po te merret parasysh se shuma prej 40 miliarde lekesh ose rreth 310 milione euro, u shpenzua ne projektin e rruges Rreshen-Kalimash dhe nuk ndihmoi as te ardhurat e buxhetit te shtetit dhe as xhepat e shqiptareve te zakonshem.

Vetem pak mijera shqiptare qe u punesuan te konsorciumi turko-amerikan siguruan te ardhura nga kjo rritje ekonomike. Nga ana tjeter, duke qene se punimet ne rrugen patriotike u financuan permes borxheve, shqiptaret qe nuk perfituan nga rritja ekonomike, “do te perfitojne” nga renia ekonomike kur borxhet te shlyhen gjate viteve te ardhshme.  

Duke pare shifrat e te ardhurave te buxhetit, ekonomia shqiptare rezulton se ka qarkulluar absolutisht me pak para se nje vit me pare. Te ardhurat totale te buxhetit gjate vitit 2009 qene 298 miliarde leke, me nje rritje prej vetem 2.4 per qind kundrejt nje viti me pare, kur qene 291 miliarde leke. Duke marre parasysh inflacionin, si dhe taksat e shtuara gjate vitit te kaluar, rritja reale e prodhimit ne Shqiperi ka qene negative.

Te ardhurat nga tatimi mbi vleren e shtuar, i cili eshte edhe matesi i sasise se mallrave dhe sherbimeve te shitura ne nje ekonomi, u rriten me vetem 2.8 per qind ne vitin e kaluar. Por kjo rritje pasqyron edhe faktin se me zhvleresimin e lekut me 12 per qind, doganat kane mbledhur me shume TVSH per te njejten sasi mallrash te importuara.  

Megjithese Shqiperia pesoi nje rritje ekonomike prej 3 per qind, numri i te punesuarve ne biznesin privat dhe ne administrate publike te marra se bashku, u ul me 2 mije vete gjate vitit 2009. Te 300 milione eurot e regjistruara si “rritje e prodhimit te brendshem bruto”, jo vetem qe nuk ndihmuan ne rritjen e numrit te te punesuarve, por nuk ndihmuan as ne kompensimin e vendeve te punes te humbura ne industrite eksportuese.

Qeveria shqiptare prezantoi sasine e stermadhe te parave te marra borxh dhe te investuara ne infrastrukture gjate vitit te kaluar, si nje “stimul fiskal” per te ndihmuar ekonomine ne kapercimin e krizes. Te gjitha vendet e botes ndermoren stimuj te tille fiskale me synimin per te ruajtur vendet e punes dhe per te krijuar konsum kombetar, ne menyre qe te shmangej katastrofa.

Por ne rastin e Shqiperise, shumica derrmuese e stimulit perfundoi ne duart e vetem nje kompanie dhe shpenzimet u perkthyen pothuajse teresisht ne fitime te transferuara jashte vendit, apo ne lende te pare per ndertimin te importuar nga jashte. Tani qe i ashtuquajturi “stimul fiskal” mbaroi, e vetmja gje qe u mbeti shqiptareve ne duar eshte detyrimi per te shlyer borxhin, si dhe nje shifer statistikore, e cila thote se Prodhimi i Brendshem Bruto u rrit me 3 per qind. Kjo e fundit duket se sjell perfitim “moral”, pasi mund te ndihmoje ne rritjen e optimizmit te shqiptareve per perspektiven ekonomike te vitit 2010.

Rritja ekonomike e shkaktuar nga ngjarje te jashtezakonshme, te cilat zor se mund te perseriten ne vitin pasardhes, trajtohen ne menyre te vecante neper bilancet e te gjithe botes. Ngjarje te tilla nuk merren ne analizimin e ecurise ekonomike te nje kompanie apo nje vendi, per shkak se paraqesin nje panorame te genjeshtert. Keshtu, te ardhurat nga privatizimi si dhe shpenzimet ne rrugen Durres-Kukes, duhet te konsiderohen si ngjarje jashte te zakonshmes. Por zyrtarisht, qeveria vlereson se rritja ekonomike ka qene e larte ne Shqiperi, pavaresisht nese kjo rritje ka prodhuar ndonje te mire per shqiptaret e zakonshem apo jo.  

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta