
Partia Socialiste ka reaguar ashper pas miratimit ne Komisionin e Ligjeve te projektligjit per Sherbimin Informative Shteteror.
Sipas PS-se ky akt i rende ve seriozisht ne rrezik tryezen e dialogut si dhe rikonfirmon sipas deputetit Saimir Tahiri tentativen e fshehte te kryeministrit per te kontrolluar dhe shantazhuar cdo qelize te shoqerise, perfshire ketu edhe opoziten.
“Keto metoda fashiste me mbledhje sekrete nga deputete te paguar nga taksat e qytetareve por qe sillen si guerrilas, na ben te dyshojme sot me shume se kurre se Sali Berisha po synon te riktheje SHIK-un famekeq si institucion dhune e represioni per interesat e tij politike”, u shpreh Tahiri.
“1. Te deklaroje pa asnje ekuivok terheqjen pa kushte nga ndryshimet e propozuar per ligjin e SHISH;
2. Te shkarkoje Kryetarin e Komisionit te Ligjeve;
3. Anulimin e pasojave (miratimi i p/ligjit per SHISH) qe ka sjelle mbledhja e fshehte komisionit ne kundershtim me Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit (Neni 35), si dhe;
4. Te kerkoje ndjese publike ndaj opozites, shoqerise civile dhe partnereve nderkombetare”, tha Tahiri.
Socialistet kane bere pergjegjese edhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas tyre ka lejuar zhvillimin e kesaj mbledhje te fshehte, e me kete rast PS kerkon edhe doreheqjen e saj.
Top Channel