
Dhjetra banore te fshatit Velabisht ne Berat kerkojne ndihme sepse lumi Osum po u shkaterron banesat e tyre.
Marrja e inerteve ne lume ka devijuar rrjedhen. Edhe pse eshte vendosur pezullimi i punes per gjithe shfrytezuesit e inerteve, pamjet e filmuara mesditen e se henes ne lumin Osum ne Velabisht tregojne te kunderten.
Nderkohe, banoret kerkojne ndihmen e shtetit. “Kam dy muaj qe po merrem me lumin. Jam ankuar ne komune por asgje s’eshte bere. Kerkoj ndihme urgjente, po fle ne qiell te hapur. Nuk kemi c’te hame dhe nuk kemi ku fleme. Te marre mase shteti sa me shpejt”, deklaron nje banore.
Ceshtja eshte ngritur edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor, por nuk eshte gjetur nje zgjidhje.
“Ka disa fshatra me probleme si fshati Velabisht, si dhe nje lagje ku mund te rreshkasin shtepite”, ka deklaruar Bledar Cili, kryetar i komunes Velabisht.
Vershimi i ujrave nderkohe ka shkaterruar duke grryer mbi 30 dynyme toke vetem ne kete fshat.
Top Channel