Milo: Asnje rezultat nga tryeza e KiE
22/02/2010 21:50
Kryetari i PDS, Paskal Milo ka deklaruar se ardhja e delegacionit te KiE ne Shqiperi perben nje hap prapa per vendin.
“Nuk jam dakord te thuhet qe ardhja e delegacionit te KiE eshte nje hap perpara. Perkundrazi eshte nje hap mbrapa. Kur s’jemi ne gjendje te zgjidhim problemet e brendshme dhe te vijne faktore te jashtem te na ndihmojne, kjo eshte e papranueshme”, ka pohuar Milo.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne TCH, Milo ka theksuar se edhe nga takimi i sotem i zhvilluar ne presidence nuk eshte arritur asnje rezultat.
“Eshte mire qe te arrihet nje marreveshje, por per fat te keq as sot nuk e kemi kete rezultat. Shtyrja e bisedimeve per neser tregon se nuk kemi gje”, ka shtuar Milo.
Top Channel