Maliq, dyfishohet harta e permbytjeve

22/02/2010 08:35

Dyfishohen siperfaqet e permbytura ne fushen e Maliqit.

Brenda nje jave, harta e tokave bujqesore te mbuluara nga uji eshte zgjeruar ndjeshem, duke sjelle deme te pallogaritshme per bujqesine ne kete zone. Shkrirja e debores dhe reshjet e dendura te shiut te diteve te fundit, kane cuar ne avancimin e metejshem te permbytjeve ne toka dhe vetem ne javen e fundit, siperfaqet nen uje kane shkuar ne 2300 hektare.

Situata paraqitet alarmante ne Komunen e Vreshtasit, ku eshte edhe shtrirja me e madhe fushore qe ka shkaktuar deme te medha per bujqesine. Vetem kesaj komune i perkasin 1200 hektare toke bujqesore te permbytur. Fermeret e fshatrave Vreshtas, Nizhavec, Podgorie e Korite jane me te demtuarit, nderkohe qe deme ka pasur edhe ne zonen e Libonikut dhe Sheqerasit.

Ata deklarojne se tokat kane dale teresisht jashte perdorimit dhe rrezikojne te mos perdoren as pas kullimit te siperfaqeve te prekura dhe as ne stinen e ngrohte, per shkak se te ndodhura per nje kohe te gjate nen uje, kane humbur cdo funksion. Gruri dhe patatja kane qene kulturat me te prekura nga permbytjet dhe fermeret bejne apel per te konsideruar situaten emergjente. Ata kerkojne nderhyrje urgjente per kullimin e ketyre siperfaqeve. Edhe kryetaret e komunave kane drejtuar ankesat prane bordit te kullimit te qarkut, per marrjen e masave emergjente per situaten e krijuar.

Por, deri me tani, vetem ne nje argjinature eshte nderhyre pas carjes se saj, ndersa te gjitha kanalet kulluese rezultojne te bllokuara, duke mos lejuar kalimin e ujerave dhe kullimin e tokave bujqesore. Jane me mijera fermeret e prekur nga permbytjet e tokave bujqesore dhe, sipas tyre, situata eshte kritike. Sipas fermereve, tokat ne te gjithe fushen e Maliqit jane kthyer ne liqen dhe nuk ka asnje shans per shfrytezimin e tyre ne kete periudhe.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta