Lehtesohet kreditimi per pronat e patundshme

22/02/2010 08:20

Bankat qe veprojne ne Shqiperi duket se e kane shtuar kreditimin per pronat e patundshme ne muajt nentor dhe dhjetor te vitit te kaluar, pavaresisht se niveli i pergjithshem i kreditimit ne kete sektor mbetet absolutisht shume me i ulet se sa nje vit me pare.

Lajmi behet i ditur nga statistikat e publikuara nga Shoqata e Bankave. Vitin e kaluar, ne Shqiperi u dhane rreth 31 miliarde leke (230 milione euro) kredi per prona te patundshme, me renie 58 per qind ne krahasim me vitin 2008, kur qene dhene 73 miliarde leke, ose 590 milione euro. Por ne muajin dhjetor 2009, kreditimi per blerje shtepish, tokash apo apartamentesh, arriti ne 3.2 miliarde leke, duke e bere dhjetorin nje nga muajt me te mire ne kete treg per te gjithe vitin.

Gjate muajve nentor e dhjetor, kreditimi per blerje pronash ishte vetem 33 per qind me i ulet se nje vit me pare, nderkohe qe gjate pjeses tjeter te vitit qe shenuar nje renie prej gati 70 perqindesh.

Kreditimi per prona te patundshme eshte percaktues per ecurine e sektorit te ndertimit ne pergjithesi, per arsye se tashme prej shume vitesh, pothuajse te gjitha shitjet ne kete sektor financohen permes kredive bankare. Kreditimi ne Shqiperi pesoi renie te konsiderueshme gjate krizes se vitit te kaluar. Bankat shtrenguan kushtet dhe rriten interesat per arsye se mundesite e falimentit te bizneseve apo te individeve kredimarres u rriten gjithashtu. Nga ana tjeter, bankat kishin pak fonde te lira ne dispozicion per te kredituar ekonomine.  

Kredite per shtepi ne euro, te cilat jane me tipiket ne tregun shqiptar, u shtrenjtuan ndjeshem gjate vitit te fundit, pavaresisht se kostoja e euros ne tregun nderkombetar u ul me shpejtesi. Kredite e reja ne euro per prona te patundshme ne dhjetor 2009 u dhane perkundrejt interesit mesatar prej 7.67 perqindesh, nderkohe qe nje vit me pare, interesi mesatar qe 6.93 per qind. Kredite per prona ne leke u dhane perkundrejt interesit 13.3 per qind, nderkohe qe nje vit me pare, leku kushtonte 11.36 per qind. Rritja e interesave qe e konsiderueshme per te dyja monedhat.

Perspektiva ne kreditimin per shtepi mbetet jo shume optimiste, per shkak se bankat greke, te cilat kane qene me agresivet ne kete treg, pritet te terheqin me pak fonde nga bankat meme. Gjate viteve te fundit, nje sasi e konsiderueshme euroje u terhoq nga Greqia per t’u kredituar ne Shqiperi, ku interesat jane me te larta. Ky burim financimi krijoi nje bum blerjesh banesash nga shqiptaret, por gjate javeve te fundit verehet se eshte pakesuar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta