
A kane deshtuar negociatat? Nje gje eshte e sigurt, mbremjen e se henes ato nuk paten rezultatin e shumepritur.
E megjithate, takimi qe filloi ne oren 17.15 ne Presidence dhe vuri edhe njehere perballe njeri-tjetrit Sali Berishen dhe Edi Ramen, vijoi pa nderprerje per me shume se 2 ore, duke tejkaluar keshtu cdo pritshmeri ne lidhje me kohezgjatjen.
Ajo qe rriti shpresat per nje rezultat pozitiv, ishte fakti se pas ketyre planeve te para, Presidenca u keshilloi kameramaneve qe te mos largoheshin nga godina. Madje ne ambjentet e brendshme ishin montuar edhe dy podiume. Por, ne fund te takimit, ne oren 19.30, askush nuk kishte asgje per te thene.
Ne tryeze ka pasur propozime konkrete, sic eshte perfshirja e Komisionit Europian per Demokracine permes ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias. Ky eshte nje organ konsultativ i Keshillit te Europes per ceshtjet kushtetuese, i cili ka asistuar edhe Shqiperine per kushtetuten e saj ne vitin 1998, apo kur dha mendim per ligjin e fundit te lustracionit, te cilin e vleresoi se binte ndesh me Kushtetuten e Shqiperise dhe te drejtat e njeriut.
Propozimi per t’i nenshtruar per interpretim Komisionit te Venecias vendimin e Gjykates Kushtetuese te majit 2003 per komisionet hetimore parlamentare, u pranua nga kryeministri Berisha, por jo nga kryetari i opozites Rama per te cilin hetimi i zgjedhjeve eshte nje ceshtje parimore, jo teknike.
Ne fund palet dolen nga takimi me nje premtim te vaget, per t’u ritakuar te marten paradite.
Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes nuk ndryshoi gje ne axhenden e tij te paralajmeruar, nje konference shtypi ne oren 10 dhe nisja rreth mesdites.
Pese kryetaret e grupeve politike ne Asamblene Parlamentare, dy bashkeraportuesit per Shqiperine te krysuar nga presidenti i Asamblese Mevlyt Çavushollu, erdhen ne Tirane me ambicien per te arritur nje rezultat konkret, ose te pakten per te arritur perparime te dukshme perpara kthimit te tyre ne Strasburg.
Pas takimit te pare te presidenti, ata ia perseriten kete synim edhe paleve. Kryetares se Kuvendit, kryeministrit Berisha dhe me pas kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.
Top Channel