Krimi per gjakmarrje, akuza policise

22/02/2010 15:55

Ne raportin qe komiteti i pajtimit mbarekombetar, lidhur me shkallen e kriminalitetit per shkak te gjakmarrjes, ka tone te ashpra ndaj drejtesise shqiptare, qe konsiderohet si nje nder shkaktaret te ketij fenomeni.

Kreu i ketij komiteti, Gjin Marku tha se qeveria e fsheh fenomenin e gjakmarrjes, per shkak te asaj qe ajo e konsideron si imazh te keq per ambicjet integruese ne Bashkimin Europian. Sipas tij eshte policia e cila i klasifikon vrasjet si krim me dashje duke fshehur te verteten e gjakmarrjes.

Raporti i perpiluar nga kjo organizate do t’i dorezohet raportuesit te posacem te OKB-se Filip Alston, i cili ndodhet ne Tirane prej dhjete ditesh dhe po zhvillon takime me faktore te ndryshem te politikes dhe shoqerise civile.

Ai po mbledh te dhena per shkallen e krinimalitetit dhe arsyet e tij dhe nje nga kapitujt kryesore te raportit te tij do te jete edhe krimi per gjakmarrje.

Top Channel