KiE, takime per krizen

22/02/2010 15:25

Kryetaret e 5 grupeve politike ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes dhe dy bashkeraportuesit per Shqiperine, te kryesuar nga presidenti i asamblese, Mevlyt Cavushollu, e filluan diten me takimin e pare ne Presidence. (UPDATE)

Njoftimi zyrtar i Presidences thote se biseda u perqendrua ne zhvillimin e tryezes politike mes mazhorances dhe opozites, nen drejtimin e presidentit te Republikes.

Ne takim presidenti vuri ne dukje vullnetin politik te paleve, por edhe te tijin per arritjen e nje zgjidhjeje konstruktive.

Kreu i shtetit vuri ne dukje gjithashtu se gjate takimeve, palet u jane referuar ne menyre te vecante pikave te rezolutes se Asamblese Parlamentare.

Sipas njoftimit zyrtar te Presidences, kreu i delegacionit Cavushollu nga ana e tij vleresoi rolin pozitiv te presidentit Topi, duke theksuar se ai eshte udheheqesi dhe njeriu i pare ne Shqiperi qe ka zbatuar rezoluten e miratuar nga Asambleja.

Njoftimi i Presidences thote se ne vijim presidenti Topi dhe anetaret e delegacionit shkembyen mendime dhe pikepamje rreth mundesive te gjetjes se piketakimeve mes mazhorances dhe opozites per zgjidhjen perfundimtare te ngercit politik.

Ky takim i pare me presidentin u pasua sipas nje rendi protokollar, ne nje takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e me pas me kryeministrin Sali Berisha.

Komunikata e Kuvendit njofton se kryetarja Topalli i beri delegacionit nje ekspoze te zhvillimeve ne Shqiperi pas rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Zonja Topalli vleresoi miratimin e rezolutes dhe i cilesoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit si procesi me i mire zgjedhor ne Shqiperi.

Njoftomi zyrtar thote se kryetarja e Kuvendit informoi per perpjekjet e saj institucionale per te komunikuar me cdo deputet te opozites, duke i ftuar ata te respektojne Kushtetuten dhe mandatin qe u ka dhene populli.

Kryetarja e Kuvendit informoi gjithashtu edhe per oferten e bere opozites nga mazhoranca per ngritjen e nje komisioni hetimor, i cili mund te funksionoje vetem ne zbatim te Kushtetutes, parimit te ndarjeve te pushteteve dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese, perfundon njoftimi zyrtar i Kuvendit.

Ajo qe ra ne sy ne takimin me kryeministrin Berisha ishte tejkalimi i cdo parashikimi kohor. Takimi, i cili zgjati per rreth 1 ore e 40 minuta, u cilesua nga kryeministri ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, si takim te frytshem dhe te hapur.

Kryeministri beri edhe ai te ditur qendrimin e tij, se eshte i gatshem ta zgjidhe krizen ne frymen e rezolutes. Sipas kryeministrit, ai i ka thene delegacionit te Keshillit te Europes se eshte i hapur per te zgjidhur cdo problem bilateral me Partine Socialiste, qe ne gjuhen e kryeministrit do te thote se nuk mund te dale mbi vendimet e gjykatave.

Takimi i fundit ka qene ai qe eshte zhvilluar ne seline e Partise Socialiste me Edi Ramen, nje takim qe ka zgjatur edhe ai rreth 90 minuta dhe qe duket se i hapi perfundimisht rruge takimit ne Presidence, mes kreut te shtetit, liderit te mazhorances dhe kreut te opozites ne pranine e delegacionit te Keshillit te Europes.

Top Channel