Itali, hetim mbi vrasjen e nje shqiptari
22/02/2010 16:35
Policia italiane po heton pisten e nje konflikti per vrasjen e 27 vjecarit shqiptar Lorenc Lame, mbremjen e djeshme ne afersi te qytetit te Sienes.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave i riu shqiptar jetonte me te vellain dhe dyshohet qe pikerisht ky i fundit te kete qene objektiv i atentatit.
Sipas burimeve, vellai i 27 vjecarit ka qene autor i nje vrasjeje te kryer vite me pare ne Shqiperi dhe pas nje amnistie ishte transferuar ne Itali.
Top Channel