Greqi, operacion per kapjen e te arratisurve shqiptare

22/02/2010 09:35

Nje operacion i policise greke po zhvillohet ne ishullin e Rodosit per arrestimin e dy te arratisurve shqiptare nga burgu i ketij ishulli disa dite me pare.

Behet fjale per  Berti Tabakun dhe Nderim Dishen te cilet i ka pare duke fjetur ne nje stan, nje bari i zones malore Afantu dhe ka lajmeruar menjehere policine.

Policia e ishullit ka vertetuar se behet fjale pikerisht per dy te burgosurit shqiptare, 20 dhe 22, vjec te cilet jane arratisur nga rajoni i policies se Rodosit ne mbremjen e se martes , te dates 9 shkurt, nje dite para se te dilnin ne gjyq .

Dy keqberesit shqiptare kishin prere  me sharre hekuri kangjellat e dritares se dhomes se paraburgimit dhe pa u pikasur nga roja kane mundur te largohen ne drejtim te panjohur .
 
Ata akuzohen per me se 30 vjedhje te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin ndersa kane qene te denuar edhe me pare nga drejtesia greke.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta