Delegacioni i KiE-se, ne Tirane

22/02/2010 08:00

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kane dorezuar ne Presidence asnje pergjigje ne lidhje me nje projekt qe eshte konsultuar paraprakisht ndermjet keshilltareve te Presidentit Bamir Topi dhe drejtuesve te niveleve te dyta te dy partive kryesore.

Takimi i sotem ndermjet Presidentit te Republikes dhe delegacionit te Keshillit te Europes pritet te konsumoje ne te shumten e tij idene e projektmarreveshjes per kompromis mes paleve.

Burime diplomatike bejne te ditur se ne takimin qe misioni i Asamblese Parlamentare do te kete me Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites, Edi Rama, do te diskutojne projektin e hartuar nga keshilltari i Presidentit, juristi i njohur Spiro Peçi, por qe nuk ka marre ende pergjigje nga selite e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.

Pas takimit te dyte Topit me lideret, kane vazhduar kontaktet e Presidences me drejtuesit e nivelit te dyte per mundesite juridike qe afrojne Berishen dhe Ramen. Konkretisht behet fjale per interpretimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per komisionet hetimore. Realisht Partia Socialiste ka qene me e pasura ne propozime, ne takimin ne Presidence ne lidhje me kete pike, ku ka paraqitur opsione j konkrete te nje marreveshjeje qe mund te çonte ne misionin e suksesshem te komisionit hetimor, i cili do te respektonte vendimin e Kushtetueses.

Variantet e hedhura kane qene te ndryshme, por asnjeri nuk eshte fokusuar, siç eshte hapja e rastesishme e kutive, ajo me short apo edhe ato ku gjykatat nuk jane shprehur. Megjithate, si Partia Socialiste edhe Partia Demokratike, mesohet se nuk kane derguar ne Presidence nje propozim konkret per nje marreveshje te negociuar. Keshtu qe perpjekja e delegacionit te KiE-se duket jo thjesht i veshtire, por edhe e komplikuar, pasi bisedimet do te fokusohen me shume ne permbajtjen e nje marreveshjeje sesa me marrjen e “OK” politik per te firmosur nje pakt te madh pajtimi.

Axhenda e KiE-se

Dje kane mberritur ne Tirane, ne dy grupe te ndara, delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Ne oret e pasdites kane ardhur kreret e delegacionit siç jane presidenti i Asamblese, Mevlud Çavushoglu dhe dy reporteret Wildshire dhe Lasko, ndersa ne oret e vona te nates ka mberritur pjesa tjeter e delegacionit.

Mesohet se mbreme nuk ka pasur asnje takim te misionit te KiE-se, por nuk kane munguar kontaktet diplomatike me njerezit kryesore te grupit. Sot, delegacioni i KiE-se do ta filloje diten me nje mengjes pune me ambasadoret e BE-se, Montobio dhe Lohan, si dhe ambasadorin e SHBA-se ne Tirane, John Withers. Bisedimet do te zhvillohen ne hotel “Rogner”.

Ne oren 09:15, delegacioni do te shkoje ne Presidence, ku per me shume se nje ore do te diskutojne me Presidentin e Republikes, Bamir Topi per rruget e kompromisit. Pas kreut te shtetit, ne axhende, radhen e ka Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila do t’i prese ne zyren e saj ne oren 10:30.

Pas Topallit, ne oren 11:45, misioni i Keshillit te Europes do te shkoje ne zyren e Kryeministrit Berisha, ku pritet te jete dhe seanca me e rendesishme e axhendes, pasi ketu duhet te ndodhe terheqja per çeshtjen e kutive. Nje burim diplomatik tha se “si mund te zhvillohet hetimi i plote i zgjedhjeve, nese nuk preken kutite”.

Pas Berishes, misioni i KiE-se do te kete kohen e drekes, ne te cilen disa prej anetareve te delegacioneve mund te kene konsultime me ambasadoret e Perendimit ne Tirane. Ne oret e pasdites eshte planifikuar takimi me liderin e opozites, Edi Rama, i cili mund te zhvillohet edhe ne zyren e kreut te Bashkise se Tiranes. Pas Rames, delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes do te takohet ne oren 17:00, per me shume se nje ore, me Presidentin, ku do te zhvillohet permbledhja finale dhe mundesite per kompromis.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta